Mirë se vini në një platformë kushtuar
Edukimit dhe Orientimit në Karrierë!
Projekti “Të orientuar drejt suksesit në karrierë. Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim.” ka në thelb të tij zbulimin e nevojës reale për informacion lidhur me tregun e punës si dhe edukimin dhe orientimin në karrierë, që përkon edhe me një nga fushat prioritare të Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029. Aktivitete e projektit implementohen gjatë periudhës Tetor 2023 -Gusht 2024. Ky projekt është një iniciativë e Qendrës BE THE CHANGE, mbështetur financarisht nga Agjencia Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).
Ky projekt bazohet tek 3 synime të rëndësishme:
Informimi dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve për t’u orientuar në karrierë.
Matja dhe vlerësimi i nevojës për informacion që kanë nxënësit e klasave të 10-ta (viti i 1-rë gjimnaz) lidhur me orientimin në karrierë dhe tregun e punës. Kjo është duke u të realizuar nëpërmjet një pune rigoroze kërkimore me klasat e 10-ta (viti i 1-rë gjimnaz) të shkollave në 5 Bashki: Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës.
Ndërgjegjësimi dhe nxitja e psikologëve të shkollave dhe mësuesve për rëndësinë e këshillimit në karrierë me nxënësit në vazhdimësi.
Zhvillimi i projektit u konceptua në 2 faza
FAZA E PARË
Faza e parë përfshin identifikimin e mungesës së informacionit ose disinformimi që të rinjtë kanë lidhur me tregun e punës dhe kërkesat e tij, aftësitë që duhen dhe mundësitë për t’i zhvilluar ato në të ardhmen, etj. Një variabël shumë i rëndësishëm në studim janë diferencat gjinore në këtë aspekt. Rezultat i kësaj pune kërkimore është një komplet të dhënash statistikore që do i gjeni shumë shpejt të publikuara në këtë platformë. Këto statistika do të shërbejnë si referencë e mirë për iniciativa të reja në të ardhmen.
FAZA E DYTË
Faza e dytë fokusohet tek informimi dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u raportuar në mënyrën e duhur me tregun e punës. Marrja e njohurive mbi kodin e punës dhe të drejat dhe detyrimet, mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre në përputhje me kërkesat e tregut, perspektivën e zanateve dhe prezantimin e tyre në proçesin e rekrutimit, etj. Kjo fazë përmbyllet me realizimin e 5 filmave të shkurtër të konceptuar nga vetë të rinjtë. Në to trajtohen fenomenet problematike që hasen gjatë proçesit të punësimit dhe në vazhdimësi.