Aktivitete

Projekti “Të orientuar drejt suksesit. Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim.” është një iniciativë e Qendrës Be the Change, mbështetur financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Ky projekt bazohet tek 3 synime të rëndësishme:

 

Matja dhe vlerësimi i nevojës për informacion që kanë nxënësit e klasave të 10-ta (viti i 1-rë gjimnaz) lidhur me orientimin në karrierë dhe tregun e punës. Kjo u realizua nëpërmjet një pune rigoroze kërkimore.

– Informimi dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve për t’u orientuar në karrierë. Ky objektiv u arrit përmes Sesioneve Informuese dhe Workshope me nxënësit e klasave të 10-ta.

-Ndërgjegjësimi dhe nxitja e psikologëve të shkollave dhe mësuesve për rëndësinë e këshillimit në karrierë me nxënësit në vazhdimësi. U zhvilluan 5 tryeza të rrumbullakëta ku mësuesit dhe psikologë e shkollave u informuan lidhur me rezultatet e punës kërkimore dhe u diskutua në mënyrë interaktive për mënyrat se si mund të përmirësohet proçesi I orientimit në karrierë.

 

Ky projekt u zhvillua me klasat e 10-ta të shkollave në 5 Bashki: Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës.