Mirë se vini në një platformë kushtuar
Edukimit dhe Orientimit në Karrierë!

Projekti “Të orientuar drejt suksesit në karrierë. Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim.” ka në thelb të tij zbulimin e nevojës reale për informacion lidhur me tregun e punës si dhe edukimin dhe orientimin në karrierë, që përkon edhe me një nga fushat prioritare të Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029. Aktivitete e projektit implementohen gjatë periudhës Tetor 2023 -Gusht 2024. Ky projekt është një iniciativë e Qendrës BE THE CHANGE, mbështetur financarisht nga Agjencia Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).

Ky projekt bazohet tek 3 synime të rëndësishme:

Informimi dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve për t’u orientuar në karrierë.

Matja dhe vlerësimi i nevojës për informacion që kanë nxënësit e klasave të 10-ta (viti i 1-rë gjimnaz) lidhur me orientimin në karrierë dhe tregun e punës. Kjo është duke u të realizuar nëpërmjet një pune rigoroze kërkimore me klasat e 10-ta (viti i 1-rë gjimnaz) të shkollave në 5 Bashki: Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës.

Ndërgjegjësimi dhe nxitja e psikologëve të shkollave dhe mësuesve për rëndësinë e këshillimit në karrierë me nxënësit në vazhdimësi.

Zhvillimi i projektit u konceptua në 2 faza

FAZA E PARË

Faza e parë përfshin identifikimin e mungesës së informacionit ose disinformimi që të rinjtë kanë  lidhur me tregun e punës dhe kërkesat e tij, aftësitë që duhen dhe mundësitë për t’i zhvilluar ato në të ardhmen, etj. Një  variabël shumë i rëndësishëm në studim janë diferencat gjinore në këtë aspekt. Rezultat i kësaj pune kërkimore është një komplet të dhënash statistikore që do i gjeni shumë shpejt të publikuara në këtë platformë. Këto statistika do të shërbejnë si referencë e mirë për iniciativa të reja në të ardhmen. 

FAZA E DYTË

Faza e dytë fokusohet tek informimi dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u raportuar në mënyrën e duhur me tregun e punës. Marrja e njohurive mbi kodin e punës dhe të drejat dhe detyrimet, mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre në përputhje me kërkesat e tregut, perspektivën e zanateve dhe prezantimin e tyre në proçesin e rekrutimit, etj. Kjo fazë përmbyllet me realizimin e 5 filmave të shkurtër të konceptuar nga vetë të rinjtë. Në to trajtohen fenomenet problematike që  hasen gjatë proçesit të punësimit dhe në vazhdimësi.

Studim Kombëtar

Pjesëmarrës në Kampion

Bashki

Trajnime

Tryeza të Rrumbullakta